BOTIMET E AUTORIT
Profesor Bedri Jaka është autor i shtatë librave universitarë nga lëmi Metodologji e Mësimdhënies së Matematikës dhe për çdo pesëvjeçar botoi nga një libër.
 
 

Të veçantat fragmentare të "udhës së shkronjave" të librave të autorit
 

» (1987)
Libri i parë për tu botuar, duhej të kishte pak ideologji të kohës. Kohëzgjatja nga recensioni i parë deri në botim ishte katër vite!. Autori për t'i dalë zot librit, në relacionin Gjakovë - Prishtinë dhe anasjellas udhëtoi 60 herë!. Libri me të dalë nga shtypi, i madhi i arësimit, në një tubim deklaroi :... "Kemi gabuar, si do të paraqitemi para opinionit jugosllav me autor anonim, kur mësuesi i parë i matematikës ndër ne ende nuk ka shkruar Metodikë të matematikes" ...

» (1993)
Libri i dytë përmbante dy versione të një dorëshkrimi. Versioni i parë ishte provokues, tamam si "Kristoforidhi dhe vezët e blera".

Kishin kaluar dy vite nga "mbyllja" e shkollës shqipe. Ekzodi i të rinjëve tanë nëpër Europë ishte shumë i dhembshëm dhe pikllues per kohën. Bashkë me ata atëbotë u larguan edhe shumë kuadro të mirëfillët universitarë. Kështu, ky libër ishte refleksion dhe rrjedhojë e shqetësimit të madh ë autorit për fatin e shkollës shqipe, këtu në Kosovë.

(është shitur (500+500) në tërë Kosovën si "mall kaçak").

» (1998)
Universiteti i Prishtinës participoi gjysmën e shpenzimeve për botimin e librit. Për autorin ato para ishin një MIRENJOHJE, meqë jo çdo autor libri universitar përfitoi nga ai fond. Luftimet nëpër fshatra tashmë kishin filluar. Paragrafi i tretë" Me rastin e botimit te dytë" f.9. për kohen dhe rrethanat kur është cituar, vërtetë ishte një thirrje që i bëhej vdekjës!

» (2003)
Libri i katërt si dorëshkrim përfundoi në verën e vitit 1998, atëherë kur nga Çabrati i Gjakovës, granatohej Reka e Keqe!. Luftohej edhe në Gllogjan dhe Dushkajë dhe për çudi autori shkruante shkencë, por duke mos pasur mundësi fotokopjimi as të doreshkrimit!. Me 2 p
rill të vitit 1999 si dhjetëra mijë qytetarë të tjerë, duarthatë, autori u nis për Shqipëri duke e lënë dorëshkrimin në bodrum, çelësin e të cilit ia humbi!. Fati ishte në anën e autorit, dorëshkrimi kishte "mbijetuar". është paksa jo e zakonshme, librit edhe pasi iu dha "drita jeshile" për tu botuar (Dhjetor 2000) ai "për të mos u plakur para se të botohet" iu nënshtrua "rrymës së dytë të ndryshimeve substanciale të kohës", nën dritën e Zhvillimit të Mendimit kritik, për tu botuar në vitin 2003.

» (2008)
Ky Libri do të thosha ishte një rastësi.
Në librin paraprak (2003), faqe 16 isha shprehur: "U përpoqa që ky libër për mua të jetë nga çdo pikëpamje i përfunduar". E "përkthyer" kjo nënkuptonte: "Nuk kam kohë të shkruaj edhe një libër"!

Në anën tjetër, kishte kaluar shumë kohë që nuk ligjeroja lëndën "Metodologji e mësimdhënies se matematikës". Atëherë, përse të shkruaj librin tim te pestë kur dihet që edhe interesimi i lexuesit për librin, aktualisht shënon rënie?!

Ishte miku im i moçem i fëmijërisë, sot punëtor shkencor me emër, i cili me bindi për ta "kapur edhe njëhere lapsin në dorë", me porosinë: "Vazhdoje punën, ti di të shkruash..."

Dorëshkrimin (sikurse tre herave të tjera) e vlerësuan doajenet e shkencës sonë: Akad.dr.sc. Muharrem Berisha dhe Dr. sc. Islam Krasniqi duke ia dhënë epitetin "tekst bazik universitar" per nevojat mësimore të studentëve të Fakultetit te Edukimit-Programi Fillor dhe Matematikë-Informatikë, të studenteve të FSHMN-së - Dega e Matematikës dhe të Fakultetit Filozofik - Dega e Pedagogjisë si dhe për mësuesit pa shkëputje nga puna, në shkollat tona fillore.

Në betejen time intelektuale, të fundit drejtë marrjës së Pëlqimit për botim, e më pas të Vendimit për botim, u shpalosen kryqezimi i interesave personale, grupore dhe klanore, me shfaqje të byrokracisë, injorancës dhe formalitetit. Kërkohej ndërrim i stafit të recensentëve dhe fillim nga e para për nje punë të kryer gjashtë muaj më parë. Në ketë labirinth kundërthëniesh ku mungonte arsyeja dhe lulëzon smira, autori u përcaktua për botimin e librit jashtë ombrellës universitare, me besimin që ribotimi eventual i tij, do të futet në atë ombrellë.

Lexues të nderuar, ky libër tashmë është para jush. Brenda një viti (mars 2008 - mars 2009) u shitën kopjet e tij. Ai flet me gjuhën e tij. Këtu unë e shpreha tërë jetën time në kohën time. Vlerat e tij do t'i vlerësoj koha, ndërsa sorollatjet e autorit gjatë tri dekadave, do t'i gjykoni Ju.

» (2013)
Mësimdhënia bashkëkohëse nuk shikohet më si mjet në vete, por si mënyrë për të inkurajuar dhe trajnuar nxënësit,për të qenë aktiv në procesin e mësimdhënies dhe të nxënies. Nëpërmjet metodave bashkëkohëse të mësimdhënies,ndryshohet fokusi i të nxënit(ndërtimi i kuptimit të tekstit dhe jo përsëritje e fjalëve të tekstit),duke u “veshur” me petkun bashkëpunues dhe ndërveprues në “rrezatim” të Mendimit kritik. “Shpërthimi i informacionit” është tipar i zhvillimit të sotëm. Në këtë zhvillim të vrullshëm e të shpejt,askush nuk mund të mësojë”gjithçka” që i duhet të dijë!

Lojërat matematike me Metodikë : për studentët e Fakultetit të Edukimit : programi parashkollor për mësuese kopshtesh fëmijësh (3-6 vjeç)

» (2020)
Botimi i librit te fundit MMM, botim i dyt i plotësuar dhe i përmirësuar, kishte përfunduar pas një pune trivjecare, ne fund te shkurtit 2020. Pritja e botimit te librit ishte ceshtje ditesh, ne vigjilje te 75 vjetorit te lindjes dhe 40-vjetorit te punes shkencore te aurtorit. Per cudi, nga fillimviti ishte shfaqur parandjenja e një frike „të pashpjegueshme“ nga shifrat e njëjta 20/20, të cilat përsëriten njëherë përgjatë mijëvjecarit! Vërtetë në muajin mars të atij viti ndoshi frika reale nga „vdekjet e porositura“, ku prurës ishte Pandemia Covid-19, e cila morri disa qindra-mijëra jetë njerëzish anembanë botës. Këtë vit vetëm te mendosh për botim libri ishte gjë e pakuptimtë. Në vitin e „ekuacionit me shumë të panjohura“ fati ndodhi në anën e autorit, botuesit dhe lexuesit. Libri doli nga shtypi me 1 shtator 2020.