SHËNIME PËR AUTORIN

 

 Biografia:

 
Foto nga Viti 1965
Foto nga Viti 1973
Foto nga Viti 1982
Foto nga Viti 1998
Foto nga Viti 2007
Viti 1965
Viti 1973
Viti 1982
Viti 1998
Viti 2008
 

Bedri Jaka lindi mė 02. 06. 1945 nė Gjakovė. Shkollėn fillore, Gjimnazin dhe SHLP- Dega e Matematikės i kreu nė vendlindje. FSHMN - Dega e Matematikės e kreu nė Prishtinė. Rastisi qė karierėn jetėsore ta kaloi nė 8 vende pune: shkollė fshati; shkollė fillore qyteti; gjimnaz; shkollė e mesme teknike; Ent Pedagogjik; Kuvend Komunal ('ministėr komunal' pėr shėrbime shoqėrore); SHLP - Gjakovė dhe SHLP – Prizren.

 

Bedri Jaka është autor i shtatë librave universitarë nga lëmi Metodologji e Mësimdhënies së Matematikës dhe për çdo pesëvjeçar botoi nga një libër.

 

1. Metodika e Mėsimit tė Matematikės, pėr studentėt e SHLP-sė - Dega e Matematikės (Prishtinė, 1987)

2. Metodika e Mėsimit Elementar tė Matematikės, pėr studentėt e SHLP-sė - Dega e Mėsimit klasor (Prishtinė, 1993)

3. Metodika e Mėsimdhėnies sė Matematikės pėr studentėt e SHLP-sė - Dega e matematikės; FSHMN - Dega e Matematikės; Fakultetit Filozofik - Dega e Pedagogjisė (Prishtinė, 1998)

4. Metodika e Mėsimit elementar tė Matematikės pėr studentėt e Fakultetit tė Edukimit - Dega e Mėsimit Klasor; Fakultetit Filozofik - Dega e Pedagogjisė (Prishtinė, 2003)

5. Metodologji e Mėsimdhėnies sė Matematikės pėr studentėt e Fakultetit tė Edukimit - Programi Fillor dhe Matematikė-Informatikė; FSHMN - Dega e Matematikės; Fakultetit Filozofik - Dega e Pedagogjisė dhe pėr mėsuesit pa shkėputje nga puna (Prishtinė, 2008)

6. Lojėrat matematike me metodikė, pėr studentėt e Fakultetit tė Edukimit - Programi Parashkollor; pėr mėsuese kopshtesh fėmijėsh (3-6 vjec) (Prishtinė, 2013)

7.Metodologji e Mėsimdhėnies sė Matematikės pėr studentėt e Fakultetit tė Edukimit - Programi Fillor dhe Matematikė-Informatikė; FSHMN - Dega e Matematikės; Fakultetit Filozofik - Dega e Pedagogjisė dhe pėr mėsuesit pa shkėputje nga puna (Prishtinė, 2020)

 

Në vazhdim spikasim disa nga vlerësimet afirmative të recensentëve
Akad.dr.sc. Muharrem Berisha dhe dr.sc. Islam Krasniqi:

(3)... “Botimi i këtij teksti do të plotësonte mungesën e madhe që ndihet te ne për këtë lloj të literaturës didaktike–metodike në gjuhën shqipe. Do të ishte ndihmesë e konsiderueshme për përgatitjen e studentëve-arsimtarëve të ardhshëm të mësimit të matematikës në shkollat tona fillore dhe të mesme. Do t’iu hynte në punë edhe arsimtarëve të tashëm të mësimit të matematikës nga praktika e drejtpërdrejtë shkollore”...
 
(4)...”Botimi i këtij teksti do të ndihmojë shumë edhe mësuesit e tashëm të matematikës në plotësimin dhe ngritjen e arsimit metodik të tyre nga fusha e çështje të metodikës bashkëkohore të matematikës të cilat nuk ishin trajtuar në kohën e përgatitjes e të kualifikimit të tyre. Kujtojmë se dorëshkrimi i paraqitur për botim i autorit prof. Bedri Jaka përmban vlera të larta e rëndësi të veçantë dhe ai meriton të botohet si tekst bazë për Metodikën e Mësimit elementar të Matematikës. Do të plotësojë një zbrazësi të kahershme në fushën e metodikës së kësaj lënde mësimore. Jemi shumë të sigurtë se botimi i këtij teksti do të mirëpritet e do të shfrytëzohet madje jo vetëm nga studentët të cilëve iu kushtohet por edhe nga mësuesit e shkollës sonë fillore”...


(5)...” Në këtë dorëshkrim, autori i ka dhënë vend e gjerësi të bollshme teknikave, strategjive e modaliteteve të mësimdhënies bashkëkohore të matematikës. Me zotërimin e shkathtësisë për zbatimin efektiv të tyre, do të ndihmohet në mënyrë të veçantë, zhvillimi i Mendimit kritik të nxënësve si dhe të nxënit dhe mësimi ndërveprues i matematikës në shkollën tonë. Përmbajtjet nga këta kapituj synojnë ndryshim cilësor në organizimin e mësimit të matematikës. Thyejnë mësimdhënien tradicionale të matematikës, të mbështetur kryesisht në forcimin e kujtesës dhe përsëritjen tekstuale të përmbajtjeve programore. Është e pëlqyeshme përpjekja e autorit që këto teknika, modalitete e strategji të reja, nuk jepen vetëm si përshkrime deklarative, por shoqërohen me shumë shembuj të përshtatshëm nga jeta e përditshme e nxënësve.